Muzikë
Gazeta austriake: Mozzik qan para kamerës për Loredanën
Gazeta e përditshme austriake „heute“ në portalin e saj gjatë ditës së diel i ka kushtuar një artikull (ish)çiftit të famshëm muzikor shqiptar, Mozzik dhe Loredana.
Me titullin „Mozzik qan para kamerës për Loredanën”, shkrimi flet për jetën mes tyre si dhe projektin e ri, që është një dokumentar mbi jetën e reperes, e cila jeton në Zvicër. Dokumentari është në katër pjesë, ndërsa pjesa e parë do të publikohet ditën e mërkurë, njofton albinfo.at.
„Loredana zakonisht rrallë zbulon detaje nga jeta private e saj. Vështirë se ka intervista. Storjet e saj në Insta, kryesisht kanë të bëjnë me muzikë, shkruan heute.at.
Skandali i mashtrimit me zviceranen Petra Z. shkaktoi zhurmë të madhe në publikun shqiptar, por edhe ndërkombëtar. Këngëtarja, së bashku me njërin nga vëllezërit e saj, thuhet se përmes një mashtrimi kishin arritur t‘ia marrin një zviceraneje një shumë prej gjysmë milioni euro. Në ndërkohë, akuzat kundër Loredanes janë hequr nga gjykata, sepse parimisht është arritur një marrëveshje mes palëve jashtë gjykatës, përcjell albinfo.at.
Mozzik flet për Loredanën
Prej disa vitesh Loredana ishte njohur me rep këngëtarin nga Ferizaj, Mozzik. Ata u vendosën të jetojnë në Zvicër, ku edhe realizuan bashkëpunime që u sollën të dy këngëtarëve famë ndërkombëtare. Së bashku sollën në jetë edhe vajzën e tyre, Hana. Por pas një kohe gjithçka mori fund. Ata u ndanë. Reperi u kthye në Kosovë, ndërsa Loredana vazhdoi jetën e saj bashkë më vajzën në Zvicër.
Divorci mes tyre u bë gjithashtu një temë e madhe e mediave shqiptare dhe gjermano-folëse. Fansat mbështetën më shumë reperin, ndonëse e vërteta e ndarjes nuk u bë e ditur asnjëherë.
“Ndërkohë është e mundur që gjatë ditëve të ardhshme të zbulohen edhe detaje të reja nga jeta e tyre dhe ndarja. Për këtë, është realizuar një dokumentar që flet për jetën e reperes Loredana. Dokumentari është xhiruar nga kompania e njohur Spotify”, shkruan tutje heute.at.
Pjesë e dokumentarit duket se do të jenë bashkëpunëtorët e Loredanës, kolegë të saj, miq, familjarë, vajza Hana dhe sigurisht vetë reperja, që do të rrëfejë shumë detaje nga karriera e jo vetëm. Por edhe një më shumë: Në një skenë të rimorkios mund ta shihni edhe reperin Mozzik. Në një klip “trailer” që është publikuar në youtube, e vetmja fjali që dëgjohet prej Mozzik, është: “ Po më bën të çaj”. Në ato momente ai duket se fshin lotët nga syri i tij.
Do të jetë patjetër interesante të shohim se çfarë do të zbulojë këngëtarja në këtë dokumentar. Sytë e rep skenës dhe të simpatizantëve të saj janë në pritje të dokumentarit që do të dalë të mërkurën.
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?