Lajme

Gaza: Mbi 70 të vrarë nga sulmi izraelit në një ndërtesë shkolle

Mbi 70 persona kanë vdekur si pasojë e një sulmi ajror izraelit në një ndërtesë shkolle që strehon palestinezët e zhvendosur në qytetin e Gazës, ka deklaruar sot Fadl Naeem, drejtori i spitalit al-Ahli për BBC.

Në këtë spital janë dërguar shumë nga viktimat, teksa ai u shpreh se ishte e vështirë të identifikonte trupat për shkak të shpërfytyrimit nga sulmi, transmeton albinfo.ch.

Ndër të tjera, ai ka thënë se situata ishte “katastrofike” dhe mjekët nuk ishin në gjendje të trajtonin të plagosurit rëndë.

Nga ana tjetër, një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit ka deklaruar se shkolla al-Taba’een shërbeu si objekt aktiv ushtarak i Hamasit dhe Xhihadit Islamik me rreth 20 militantë që vepronin atje, gjë që është mohuar nga Hamasi.