Lajme
Gaza e shkatërruar, mbetet pa energji e medikamente
Pas 5 ditësh nga sulmet e përgjakshme të militantëve të Hamasit në Izrael, Gaza tashmë ndodhet pa energji elektrike, pa furnizim me ujë e karburante dhe pa medikamente mjekësore.
Ndonëse, kundërpërgjigjja e ushtrisë izraelite ende nuk ka nisur brenda territorit të enklavës, vetëm nga bombardimet janë shkatërruar mbi 1000 banesa, teksa 12 mijë të tjera kanë pësuar dëme të konsiderueshme.
Sipas të dhënave nga Jeruzalemi zyrtar, që nga e diela janë goditur më shumë se 2250 objektiva të lidhura me militantët e Hamasit, përgjatë Rripit të Gazës. Gjithashtu, janë dëmtuar 7 spitale, 48 shkolla dhe 10 struktura shëndetësore.
Burime palestineze konfirmojnë se trupat izraelite kanë shkatërruar shtëpinë e trurit të sulmeve në Izrael, Mohammed Deif dhe kanë ekzekutuar të gjithë anëtarët e familjes së tij, pa përjashtuar as fëmijët e mitur.
Një spital u dëmtua nga raketat e lëshuara nga militantët në Ashkelon, teksa nga e shtuna janë vrarë 9 vullnetarë të OKB-së, lajm që konfirmohet dhe nga vetë organizata./cnn
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës