Lajme

Gatimi me lëndë djegëse, OBSH: 1/4 e popullsisë i përdorin, shkaktojnë 3 milionë vdekje

Një e katërta e popullsisë në botë gatuan duke përdorur lëndë djegëse që shkaktojnë ndotje me pasoja shëndetësore.

Sipas raporti të OBSH-së, 3 nga 10 njerëz në botë nuk kanë akses në përdorimin e lëndëve djegëse të pastra për gatim. Ata përdorin dru, qymyr dhe vajgur.

Për pasojë, ndotja në mjedisë të brendshme është tejet e lartë. Ekspertët e shëndetësisë botërore fajësojnë këtë ndotje si shkaktar për 3 milionë vdekje çdo vit.

Po ashtu ndotja e shkaktuar nga gatimi me lëndë djegëse ndotëse është përgjegjëse për 32% të rasteve që pësojnë sëmundje ishemike të zemrës.

23% të strok, 21% të infeksioneve respiratore, 19% të probleme kronike të mushkrive dhe 6% të rasteve me  kancer të mushkërive.

Gratë dhe fëmijët janë më të impaktuar nga gatimi me lënde djegëse ndotëse./Euronews