Koronavirusi: çast pas çasti
Gati për pushime, mos u nisni pa lexuar disa këshilla të mjekut shqiptar
Mjeku Pëllumb Pipero së fundmi ka dhënë disa këshilla për qytetarët që janë nisur apo do të shkojnë në pushime.
Ai thekson se kujdesi duhet të jetë maksimal dhe se maskën duhet ta mbajmë gjithmonë me vete.
“Natyrisht jemi ende brenda pandemisë në vendin tonë. Shifrat ndryshojnë dita-ditës. Më shqetësojnë rastet që shtrohen në spital jo vetëm për ne, por edhe për familjet, do të thosha midis tyre rastet e rënda e sidomos humbjet e jetëve.
Fakti që një 43-vjeçar pa sëmundje shoqëruese ka humbur jetën, do të thotë se ky virus në vetvete mund të shkaktojë dëmtime serioze, madje mund të marrë jetën edhe në rastet kur nuk kanë sëmundje kronike, edhe kur nuk janë të moshuar.
Dua të përsëris kujdesin që duhet të kemi kudo, maskën që duhet ta kemi kudo”, shprehet Pipero.
I pyetur se çfarë duhet të bëjë një pushues kur ndjehet keq në plazh dhe dyshon se mund të jetë i sëmurë me Covid, mjeku përgjigjet:
“Duhet që çdo pushues, nëse ka shenja klinike, veçanërisht temperaturë, do ta këshilloja të qëndrojë në shtëpi. Nëse ndodh që kur është me pushime të ketë shqetësime, mjaftoj të komunikojë me 127 dhe shërbimin shëndetësor do ta ketë në dispozicion.
Tamponi nuk është procedurë që të shëron, por procedurë diagnostikuese që u ofrohet të gjithë qytetarëve, qoftë shqiptarë apo të huaj.
Kam një këshillë për operatorët turistikë, jo vetëm t’i ftojnë pushuesit, por para se t’u rekomandojnë akomodimin, t’i pyesin nëse kanë shenja klinike dhe të mos i rekomandojnë të vijnë nëse kanë shenja klinike.
Shqipëria, bregdeti, malet tona për pushuesit janë shumë të sigurta, me kushtin që si pushuesit, edhe ne qytetarët të respektojmë protokollet dhe masat e domosdoshme, siç është maska dhe distanca. Kaq mjafton për të qenë të sigurt edhe në bregdet, edhe në mal”, është shprehur mjeku Pipero.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot Këtë të diel po votohet për katër propozime kombëtare: Zgjerimi i autostradës: Qeveria federale dhe parlamenti...
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar