Shqipëria

Gati gjysma e popullatës në Shqipëri, me mbipeshë

Dieta e pakontrolluar dhe mungesa e aktivitetit fizik po i çon shqiptarët me shpejtësi drejt obezitetit. 

Një anketë e Institutit të Shëndetit Publik dhe INSTAT-it  tregon se më 2018 rreth 45% e femrave në Shqipëri dhe 53% e meshkujve në moshën 15-49 vjeç ishin mbipeshë. 

Gjysma e femrave të moshës 15-49 vjeç kanë peshë normale, 4% janë të dobëta dhe 45% janë mbipeshë, shkruan Monitor. 

Përqindja e femrave të moshës 15-49 vjeç nën peshë është rritur lehtë nga 3% në 2008 në 4% më 2018. Në të njëjtën periudhë, përqindja e femrave me mbipeshë nga 39% më 2008 u rrit në 45% më 2018. 

Ndërsa meshkujt të moshave 15-49 vjeç, 39 për qind kanë peshë normale, 2% janë nën peshë dhe gati 60% janë mbipeshë. Përqindja e meshkujve në moshën 15-49 vjeç nën peshë u rrit lehtë nga 1% më 2008, në 2% në 2018-ën. 

Ashtu si edhe tek gratë, përqindja e meshkujve që janë mbipeshë rritet ndjeshëm me moshën 15-19 vjeç nga 14% që shkon në 76% në moshën 40-49 vjeç.