Kosova

Gati abetarja e unifikuar, publikohet pamja e saj

Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri ka filluar të shpërndahet këtë vit në të gjitha shkollat e Kosovës e Shqipërisë.

Nga shtëpia botuese thonë se Abetarja e përbashkët është gati dhe e njëjta ka filluar të shpërndahet sot, ndonëse gjatë dy ditëve të fundit, RTK nga shumë burime, ka bërë përpjekje të mësojë se deri ku ka mbërritur procesi i përgatitjes së saj.

Megjithatë, nga kjo shtëpi botuese thonë se fillimisht e njëjta ka nisur të shpërndahet në shkollat e fshatrave të vendit.

Sipas kësaj  shtëpie botuese, Abetarja e përbashkët do të shpërndahet gjatë fundjavës në shkollat e kryeqytetit.

Sqarimi i kësaj shtëpie botuese, e cila krahas asaj “Pegi” në Tiranë  janë fituese për  shtypjen e Abetares, erdhi pas lajmit të publikuar se Abetarja e përbashkët nuk është shpërndarë, e për më tepër, nuk dihet as pamja e saj.

Ndërkohë, Edona Kutleshi nga Zyra për Informim në Ministrinë e Arsimit, nëpërmjet telefonit tha se shpërndarja e Abetares nëpër shkolla është duke u jetësuar.

Megjithatë, nga MASHT-i nuk kanë dhënë informacione se në cilat shkolla apo në cilat komuna është duke u shpërndarë Abetarja e re.