Lajme
75 % e eksporteve shqiptare, drejt tregjeve evropiane gjatë 2020-ës
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së gjatë vitit 2020 zunë 63.1 % nga e gjithë tregtia.
Sipas raportit të INSTAT për tregtinë e jashtme në periudhën janar – dhjetor 2020, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 74.7 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 58 % të importeve gjithsej, raporton atsh, përcjell Albinfo.ch.
Referuar të dhënave, partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me 31.4 % të vëllimit, Greqia me 7.7 % të vëllimit, Gjermania me 7.1 % dhe Turqia me 7 %.
Gjatë vitit 2020 eksportet e mallrave arritën vlerën 272 miliardë lekë, duke u ulur me 9 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 605 miliardë lekë, duke u ulur me 6.8 %, krahasuar me një vit më parë.
Deficiti tregtar arriti vlerën 333 miliardë lekë, duke u ulur me 4.9 %, krahasuar me vitin 2019.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’