Bota
Gati 400 persona vdesin në Holandë nga temperaturat e larta
Gati 400 njerëz më shumë kanë vdekur në Holandë gjatë valës rekorde të të nxehtit në Evropë, në krahasim me një javë normale verore, ka thënë agjencia shtetërore holandeze e statistikave, CBS, të premten.
Në total, 2964 njerëz vdiqën në Holandë gjatë javës që nisi më 22 korrik, ka thënë CBS-ja, që është rreth 15 për qind më shumë sesa për një javë mesatare gjatë sezonit të verës, raporton Reuters.
Temperaturat rekorde pushtuan Evropën gjatë ditëve të fundit të korrikut, dhe për herë të parë që kur kanë nisur të regjistrohen temperaturat, Holanda preku 40 gradë celsius më 25 korrik.
Numri total i të vdekurve në Holandë gjatë asaj jave ishte i krahasueshëm me shkallën gjatë dy valëve të të nxehtit më 2006, që ishin më të gjatat ndonjëherë të shënuara në vend, kanë thënë hulumtuesit.
Rreth 300 nga viktimat shtesë ishin në mesin e personave të moshave 80-vjeçare e më të vjetër.
Shumica e vdekjeve ndodhën në lindje të Holandës, ku temperaturat ishin më të larta dhe vala e të nxehtit zgjati më shumë sesa në pjesët e tjera të vendit.
Holanda ka popullatë prej rreth 17 milionë banorësh.
Vala e të nxehtit ishte e dyta që goditi Evropën brenda një muaji, dhe specialistët klimatikë paralajmërojnë se valë të tilla të të nxehtit mund të bëhen më të zakonshme derisa planeti ngrohet si pasojë e emetimeve të gazrave serrë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













