Lajme

Gati 17,000 mjekë të huaj po punojnë në Zvicër

Spitalet zvicerane varen gjithnjë e më shumë nga mjekët e huaj

Për shkak të mungesës së vazhdueshme të mjekëve, gati gjysma (45.6 për qind) e mjekëve që punojnë në institucionet e kujdesit shëndetësor në Zvicër janë të huaj, përcjell albinfo.ch.

Kjo del nga të dhënat e publikuara nga Zyra Federale e Statistikave (FSO) të martën.

Për sa u përket kombësive, shumica e mjekëve të huaj vijnë nga vendet fqinje: 19,3 për qind nga Gjermania, e ndjekur nga Italia (5,1 për qind) dhe Franca (3,1 për qind).

Kombësitë e tjera përbëjnë gati 17 për qind të mjekëve.

Në total, gati 17,000 mjekë të huaj po praktikojnë tani në Zvicër – nga 9,756 një dekadë më parë.