Kosova

Gastronomia pritet të lejohet të punojë deri në 23;00

Në takimin mes kryetarëve të komunave dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për të diskutuar rreth procesit të vaksinimit dhe masave të reja kundër COVID-19, është bërë e ditur se gjatë kësaj jave gastronomia pritet të lejohet të punojë deri në mesnatë.

Sipas njoftimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, lokalet të lejohen të punojnë deri në orën 23:00.

“Te lirimi i masave, pas konsultimeve me kryetarët e komunave, brenda kësaj jave do të vlerësohet situata dhe pritet të hiqet ora policore dhe do të lehtësohen edhe disa masa të tjera. Pritet që lokalet të lejohen të punojnë deri në orën 23.00”, njofton AKK.

Të gjitha këto rekomandime pritet të votohen në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Kosovës.