Lajme
Gastronomet mbushin sheshin e Vjenës me karrige të zbrazëta
Gastronomet vjenez kanë filluar një fushatë për të tërhequr vëmendjen për situatën e tyre të vështirë. Të mërkurën në mëngjes sheshi Heldenplatz në Vjenë ishte i mbushur me karrige të zbrazura. Kjo si protestë për të shfaqur gjendjen jo të mirë që do i pret ata gjatë muajve të ardhshëm.
Sektori më i prekur nga masat e koronavirusit në Austri, pa dyshim që është gastronomia. Shumë gastronom kanë ndjenja të përziera rreth rihapjes së lokaleve të tyre me 15 maj. Rekomandimet e rrepta nga qeveria austriake e bëjnë të vështirë të gjejnë rrugën e duhur drejtë përfitimeve të përditshme që ata i kishin, raporton Albinfo Austria.
„Sigurisht se jemi të lumtur që së shpejti do të jemi në gjendje të hapim përsëri lokalet tona dhe të përshëndesim të ftuarit tanë“, ka thënë Christina Hummel nga shoqata e gastronomeve dhe iniciatorë për këtë fushatë, shkruajnë mediat austriake.
Por hapja e restoranteve dhe kafeneve për shumë gastronom, në situatën në të cilën po kalojën ata, nuk është fare e mbaruar.
„Do të kalojë shumë kohë derisa normaliteti të kthehet në kafene dhe ne përsëri të kemi shitje që sigurojnë mbijetesën e bizneseve”, ka thënë Hummel, transmeton Albinfo Austria.
Ata kërkojnë mbështetje afatgjatë dhe të qëndrueshme. Me shitjet fillestare të dobëta që priten, asnjë restorant nuk do të jetë në gjendje të mbajë punonjësit e tij ose të paguajë taksat fiskale. „Ne kemi nevojë për mbështetje në formën e grandeve, një ulje të shpejt të taksave, dhe një mbështetje për mënyrën se si mund të mbijetojmë disa muajt e ardhshëm. Nëse gastronomia vdes, zemra e kulturës sonë vdes. Ne kemi zbatuar rregullat e përcaktuara nga qeveria federale, tani jemi duke kërkuar atë që u premtua“, ka shtuar ajo.
Një fushatë e tillë me „Karriget e zbrazëta“ është duke u zhvilluar në shumë qytete të Gjermanisë, atje ku gastronomia pritet të jetë në gjendje edhe më të vështirë.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Badhütte, kasollja shekullore në Rorschach, shkatërrohet plotësisht nga zjarri Badhütte e famshme në Rorschach (SG) mori flakë herët në mëngjes të hënën. Kasollja shekullore në...
-
Qeveria paralajmëron për kushte të këqija të rrugëve, rrezik nga ortekët në Alpet zvicerane
-
Parfumi REMIX: Një inovacion zviceran me investitorë shqiptarë
-
Bora krijon kaos në Bernë, pezullohet pjesërisht qarkullimi i autobusëve
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve