Lajme
Gastronomët e Gjenevës protestojnë, kërkojnë rihapjen e lokaleve
Pjesëmarrësit në tubim kanë kërkuar rihapjen e menjëhershme të të gjitha bizneseve të hotelerisë dhe gastronomisë që janë mbyllur që nga 2 nëntori
Rreth 600 veta kanë demonstruar në Plaine de Plainpalais në Gjenevë në pasditën e sotme, njofton srf.ch. Pjesëmarrësit në tubim kanë kërkuar rihapjen e menjëhershme të të gjitha bizneseve të hotelerisë dhe gastronomisë që janë mbyllur që nga 2 nëntori me urdhër të autoriteteve, transmeton albinfo.ch.
Restorantet dhe hotelet e Gjenevës (SCRHG, Société des cafétiers) kanë bërë thirrje për veprim.
Në një letër drejtuar autoriteteve, shoqata shkruan se masat për të mbyllur dyqanet nuk kanë treguar ndonjë ndikim sa i përket mbijetesës së virusit. Prandaj ajo ka bërë bëri thirrje për heqjen e menjëhershme të masave për të mbyllur të gjitha dyqanet.
Sipas Departamentit të Sigurisë, Punësimit dhe Shëndetit të kantonit, dyqanet dhe restorantet, si dhe klientët, rrezikojnë gjobë të rëndë në rast shkeljeje të masave. Që nga fillimi i bllokimit të dytë të pjesshëm në fillim të nëntorit, janë sanksionuar 28 biznese.
Të mërkurën, qeveria e Gjenevës ka njoftuar për rihapjen e salloneve të flokëve dhe instituteve të bukurisë nga e shtuna, pëercjell albinfo.ch. Por, sipas vendimit të saj, dyqanet, kafenetë dhe restorantet jo-thelbësore duhet të presin.
Gjeneva është kantoni i vetëm ku dyqanet e vogla janë të mbyllura.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, këtë vikend ka mbajtur takime me bashkatdhetarë nga Zvicra,...
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ
Jeta në Zvicër
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut Një storje suksesi nga Kosova në Zvicër ...
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës