Kosova

Gastrologjia bëhet me aparaturë e cila mungoi për 3 vite

Klinika e Gastroenetroogjisë është pajisur me videogastroskop dhe videokolonoskop që ishte në mungesë tash e tri vjet e ndihmon për kontrollimin e zorrëve dhe lukthit.

Tash e tutje të gjithë qytetarët kanë pasur nevojë për trajtime të tilla, janë orientuar në sektorin privat, duke shpenzuar mijëra euro. Ministri Uran Ismajli, deklaroi se përkundër kërkesave të vazhdueshme nga punëtorët shëndetësorë të kësaj klinike, ata për një kohë të gjatë nuk ishin furnizuar.

“Për qytetarin kjo nënkupton që do të ketë shërbime në QKUK, e jo që të shpenzon para nëpër klinika të ndryshme kur dihet që këta njerëz janë këtu për ta. Pra këta janë të gatshëm tani me i dhanë të gjitha ato shërbime, pacientët  nuk ka nevojë të shkojnë  nëpër klinika private” theksoi Ismaili.

Ndërsa drejtor i Klinikës së Gastroenetrologjisë, Zaim Gashi, falënderoi  Ministrin e Shëndetësisë dhe Drejtorin e Përgjithshëm të SHSKUK-së, për mbështetjen e vazhdueshme për këtë klinikë.