Sport

Gashi përgjigjet me tre gola

Nënçmimit   dhe shpërfilljes nga trajneri i tij Fischer, Shkelzen Gashi, golashenuesi më i mirë i Zvicrës në dy vitet e fundit i është përgjigjur me “gjuhën” që e njeh më së miri: me gola.

Në ndeshjen për Kupën e Zvicrës të luajtur kundër klubit Muttenz (liga ndërregjionale 2), Gashi ka shënuar tre dhe ka përgatitur një nga gjithsej 5 golat e FC Baselit, në fitoren 5:1 të kampionit të Zvicrës. Me këtë fitore FC Basel kualifikohet për çerekfinalen e kupës.

Shkelzen Gashi nga fillimi i sezonit është angazhuar shumë pak në lojë dhe të shumtën e herëve ka qenë në rolin e rezervistit. Në ndeshjen e javës së kaluar ai madje nuk ka qenë as në bankën e rezervistëve.

Kjo gjendje e lojtarit që luan edhe për Kombëtaren e Shqipërisë është bërë temë debati në mesin e futolldashësve të Zvicrës.

I pyetur nga gazetarët për arsyen e mosangazhimit ne lojë të Gashit, trajneri Fischer është përgjigjur me cinizëm se në fushë nuk mund të të luajnë 28 lojtarët sa i ka klubi gjithsej. Po ashtu ai ka thënë se gjendja ne terren (fakti se FC Basel vazhdon të jetë kapion i superligës) tregon nëse ai ka pasur të drejtë me moszgjehdjen e Gashit në formacionin standard ose jo.

https://www.youtube.com/watch?v=0tdtDxSM4E8