Sport
Gashi: Mos e nënçmoni Kampionatin Amerikan të Futbollit
Në këtë intervistë, dy herë golashënuesi më i mirë në Zvicër është i habitur se si nënçmohet kampionati amerikan, në të cilën luajnë futbollistë si Kaka, Lampard, Xherard, Pirlo etj.
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, ka folur për transferimin e tij nga Bazeli tek ekipi amerikan, Colorado Rapids. Në këtë intervistë të dhënë për gazetën zvicerane “Blick” dy herë golashënuesi më i mirë në Zvicër flet edhe për preokupimet e tij akztuale, për pritjen entuziaste të bashkatdhetarëve (shqiptarëve) në SHBA etj. Intervistën e plotë e sjell në gjuhën shqipe “albinfo.ch”.
Si kaloni ju atje?
Jam shumë mirë, faleminderit.
Si qëndroni me gjuhën angleze?
Jam duke e përmirësuar nga dita në ditë. Sa më shpejt që t`i rregulloj gjërat e rëndësishme, do të kthehem në bankat e shkollës për të ndjekur një kurs të gjuhës. Banesën e kam.
Kush është me ty atje?
Unë kam udhëtuar vetëm për në shba, por shumë shpesh më viziton vëllai im.
Cilat janë përshtypjet e para?
Kur erdha në janar në Denver, qyteti menjëherë më bëri për vete. Gjithçka është në vendin e vet, shumë gjelbërim, pastërti dhe bjeshkët e larta. Pothuajse si në Zvicër.
Si është niveli i lojës? MLS-ja shpesh është tallur…
Kush tallet me një ligë ku luan Kaka, Lampard, Xherrard, Pirlo dhe shumë të tjerë, nuk kupton shumë nga futbolli. Këtu janë stadiumet moderne, dhe zakonisht janë plot. Mendoj se nuk ka asnjë ekip në Zvicër që është më i mirë se sa ata të MLS-së. Është krejtësisht e kundërta.
Si janë fansat atje?
Personalisht ende nuk kam pasur kontakte me ta. Pres me padurim t`i takoj, e posaçërisht me bashkatdhetarët e mi shqiptarë që jetojnë këtu të cilët janë shumë të ngazëllyer që unë luaj në kampionatin amerikan.
Colorado Rapids nuk kanë lënë ende gjurmë në këtë ligë. Jeni ju shpëtimtari i madh?
“Shpëtimtar” është paksa e ekzagjeruar, por meqë në Zvicër i kam arritur të gjitha, natyrisht që pritjet janë të mëdha. Denveri është qytet që e dashuron sportin, dhe jo vetëm për faktin se Bronkos para një muaji fitoi në “Super Bowls”.
Jeni i angazhuar për katër vite. Sa ishte e rëndësishme paraja në transferimin tuaj?
Paratë nuk kanë qenë pika më e rëndësishme. Po të shikoja vetëm paratë, unë tashmë do të isha duke i lidhur këpucët në Kinë apo në Emiratet Arabe.
Por ju e dëshiruat largimin nga Bazeli. Kishte probleme mes jush dhe trajnerit Urs Fischer?
Definitivisht jo. Kjo fatkeqësisht shpesh është keqinterpretuar. Fakt ishte: Unë kisha një periudhë të suksesshme në Bazel dhe u ndamë në mënyrë të shkëlqyeshme.
Ka thashetheme që kokëfortësia mes jush ka ekzistuar që nga koha kur keni luajtur për ekipin e Cyrihut?
Mendoj se kam folur gjithçka rreth kësaj teme.
A duhet të keni frikë që si lojtar i MLS-së të merrni pjesë në Kampionatin Evropian?
Unë kam folur me trajnerin e kombëtares shqiptare, para se të nënshkruaj për këtë klub. Ai e di se në çfarë niveli të lartë është kampionati amerikan. Ai më ka inkurajuar që të marr këtë hap.
Pronari i Rapids është edhe pronar i Arsenalit. Nëse gjithçka shkon për së mbari, mund edhe të transferoheni atje…
E saktë, dhe ndoshta një ditë do të luaj edhe tek Broncos. (Super Bowls). Edhe ky klub i përket pronarit tonë. Bëj shaka. Unë kam nënshkruar kontratë katërvjeçare me këtë klub dhe dëshiroj që të festojmë shumë suksese së bashku.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra