Futboll

Gashi me rrogë më të madhe se Ibra

Nëse Zlatan Ibrahimoviqi përfiton fiks 1,5 milionë dollarë në vit si rrogë nga kontrata që ka lidhur me LA Galaxy, rroga e Gashit te Colorado Rapids është më shumë se 1,6 milionë dollarë

Shoqata e Futbollistëve në MLS ka publikuar si çdo vit rrogat e lojtarëve në kampionatin amerikan të futbollit dhe rezulton se sulmuesi shqiptar ka një pagë më të lartë se ylli suedez i cili pranoi transferimin në SHBA vetëm dy muaj më parë, raporton Kosovapress.

Nëse Zlatan Ibrahimoviqi përfiton fiks 1,5 milionë dollarë në vit si rrogë nga kontrata që ka lidhur me LA Galaxy, rroga e Gashit te Colorado Rapids është më shumë se 1,6 milionë dollarë (1.668.750), përcjell albinfo.ch.

Megjithatë, Ibra administron vetë plotësisht të ardhurat nga imazhi i tij dhe sponsorë të ndryshëm të LA Galaxy e paguajnë disa miliona dollarë për të marrë pjesë në reklama, që shpjegon pse suedezi ka një rrogë bazë kaq të ulët.

Ndërkohë, shumë larg tyre është Jahmir Hyka. Ky i fundit ka pësuar një rritje të vogël në krahasim me vitin e kaluar, duke kaluar për herë të parë shumën e gjysmë milioni dollar si rrogë në MLS.

Këtë sezon, mesfushori shtatshkurtër shqiptar i San Jose Earthquakes do të përfitojë 539,996 dollarë.