Futboll

Gashi mashtron portierin, shënon nga gjuajtja e lirë (VIDEO)

Shkëlzen Gashi ka shënuar derisa portieri kundërshtar ishte duke rregulluar murin

Shkëlzen Gashi edhe një herë është bërë protagonist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gashi ka realizuar një gol, duke shkaktuar polemika të shumta në SHBA, shkruan albinfo.ch.

Skuadra e tij Colorado Rapids humbi 2:1 nga Columbus Crew, që ishte humbja e pestë radhazi.

Golin e vetëm për Coloradon e shënoi Gashi nga gjuajtja e lirë, por derisa portieri kundërshtar Zack Steffen, po vendoste murin  e lojtarëve dhe ende nuk kishte përfunduar, sulmuesi shqiptar gjuan dhe shënon.

Goli i tij shkaktoi polemika të mëdha, duke qenë se nuk respektoi rregullat e “Fair Play”.

Skuadra e Gashit është në vendin e parafundit në Konferencën e Perëndimit, por Gashi po ka më shumë minuta në këmbë. Ai ishte titullar në ndeshjen e fundit, derisa ka shënuar dy gola këtë sezon.

https://www.youtube.com/watch?v=L4vT8BpmNZQ