Futboll

Gashi i jep Rakitiqit fanellën e Kombëtares shqiptare

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, ka qenë në vizitë në qytetin e Barcelonës, derisa ka bërë një vizitë edhe te miku i tij, Ivan Rakitiq, nënkampion i botës.

Të dy futbollistët kanë qenë pjesë e Baselit, edhe pse në kohë të ndryshme, derisa gjithashtu kanë qenë edhe pjesë të Zvicrës U-21, përcjell albinfo.ch.

“Faleminderit shumë vëlla @ivanrakitic! Ju uroj vetëm më të mirën për nesër dhe Champions! #Rakitic”, shkroi Gashi në Instagram.

“Takim special. Vëllai i madh, Shkëlzen Gashi!”, shkruan Rakitic.

Në fotografinë e postuar duket se dyshja ka shkëmbyer fanellat me njëri-tjetrin, me Rakitiq që ka marrë fanellën me numër 11-të të kombëtares shqiptare, teksa Gashi mori fanellën me numër 4 të Barcelonës.

Gashi e Rakitic kanë qenë shokë skuadre gjatë eksperiencës së tyre me kombëtaren e 21 vjeçarëve të Zvicrës.

https://www.instagram.com/p/BwuvfKBBHrT/?utm_source=ig_embed