Portrete të firmave
Garazhi “Vetura” kujdeset për veturën tuaj në Cyrih
Njëri prej shërbimeve më të veçanta të garazhit “Vetura” të Kristian Kalajt është kursimi i klientëve nga shpenzimet e panevojshme të servisimit të veturës
Garazhi mban emrin „Vetura“, një emër që të sjell menjëherë në mend faktin se pronari është shqiptar.
“Vetura” ka disa muaj që ka hapur dyert për klientët, duke ofruar shërbime në mirëmbajtjen, servisimin dhe riparimin e veturave.
Albinfo.ch ka zhvilluar një bisedë me pronarin, Kristian Kala, i cili prej 10 vjetësh ushtron profesionin e automekanikut. 26-vjeçari tregon për ëndrrën e realizuar për hapjen e një garazhi në Glattbrugg. Automekaniku Kala thotë se pas vetes ka 10 vite përvojë pune në mirëmbajtjen dhe servisimin e veturave të të gjitha markave.
Kristian Kala është rritur dhe ka kryer shkollimin në Cyrih, por nuk e fsheh asnjëherë se me prejardhje është nga Prizreni i Kosovës.
„Zanatin për tre vite radhazi e kam ndjekur në një garazh zviceran, në të cilin kam mësuar shumë se nuk duhet gjithmonë vetëm të ndërrojmë pjesët e prishura të veturave me të reja po edhe t’i riparojmë, e kjo kursen klientët nga shpenzimet e panevojshme“, tregon 26-vjeçari me prejardhje nga Prizreni..
„Në garazhin “Vetura” vijnë, pos klientëve shqiptarë edhe ata zviceranë“, thotë Kala. „Ne ofrojmë servisim të gjerë për vetura dhe bëjmë po ashtu përgatitjen e veturës për kontrollimin teknik.
Njëri prej shërbimeve më të veçanta të garazhit “Vetura” është edhe kursimi i klientëve nga shpenzimet e panevojshme të servisimit të veturës. Duke kursyer edhe kohën, Kala ofron mundësinë e marrjes dhe sjelljes së veturës nga shtëpia për riparim në garazh dhe anasjelltas, madje duke i lënë një veturë rezervë klientit.
“Ne shkojmë e marrim veturën te klienti, e rregullojmë dhe ia kthejmë prapë në shtëpi”, tregon Kristiani.
Garazhi “Vetura”, këshillon dhe përgatit veturat e klientëve edhe për rrugëtime të gjata.
Kur afrohet vera, pushimet janë në mendjen e secilit. Pjesa më madhe e pushimeve nënkupton rrugë, shpesh rrugë shumë të gjatë me veturë për të arritur në vendin e dëshiruar. Që pushimet të shkojnë sipas planit, para se të merrni rrugë, ju duhet të kujdeseni për gjendjen teknike të veturës suaj. Gomat, ndriçimi, lëngjet dhe ngarkesa janë gjërat e para që duhet t`i kontrolloni para se të merrni një rrugë të gjatë.
Kristiani në garazhin e tij precizon gomat në fillim, duhet kontrolluar profilin e tyre. Përveç kësaj, presioni adekuat i gomave është thelbësor për një udhëtim të sigurt.
Garazhin Kristian Kala e ka ndarë në dy pjesë; njëra pjesë për riparim të motorëve, ndërsa pjesa tjetër për riparim dhe ngjyrosje të makinave të aksidentuara.
“Garage Vetura” tashmë ka marrëveshje të lidhura me disa firma të mëdha zvicerane për riparimin e automjeteve.
Dyert e garazhit “Vetura” ndodh t’i gjeni të hapura edhe vikendeve, varësisht nga kërkesat e klientëve.
Ja çfarë ofron “Vetura”
Garazhi “Vetura” ofron servisim për të gjitha markat sipas specifikave të prodhuesit; mirëmbajtjen periodike, gomave, frenimin, ajrin e kondicionuar, pastrimin, testimin dhe riparimin e kontrollit teknik. Kala garanton seriozitet dhe kompetencë pune të kryer me përgjegjësinë më të lartë për të gjitha çështjet që lidhen me veturën tuaj.
Çfarë duhet të bëni gati kur merrni rrugë të gjatë
Kur afrohet vera, pushimet janë në mendjen e secilit. Pjesa më madhe e pushimeve nënkupton rrugë, shpesh rrugë shumë të gjatë me veturë për të arritur në vendin e dëshiruar. Që pushimet të shkojnë sipas planit, para se të merrni rrugë, ju duhet të kujdeseni për gjendjen teknike të veturës suaj. Gomat, ndriçimi, lëngjet dhe ngarkesa janë gjërat e para që duhet t`i kontrolloni para se të merrni një rrugë të gjatë.
Foto: Armend Berisha
Profili i kompanisë
- Adresa: Industriestrasse 47, 8152 Glattbrugg
- Aktiviteti: Shitje & blerje, karoseri, garazhë, goma & felga
- Tel: 044 591 71 71
- E-mail: [email protected]
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?