Portrete të firmave
“Garage Sylaj” 20 vjet punë në Zvicër
Vëllezërit ndërmarrës Sylaj dallohen me garazhin e tyre për servisimin dhe riparimin e automjeteve prej 20 vitesh. Në garazhin e tyre vijnë klientë nga e tërë Zvicra
Brenda ambienteve të garazhit, lehtësisht e ndjen kulturën zvicerane të punës. Saktësi, korrektësi, profesionizëm dhe mbi të gjitha përkushtim. Është ky garazhi i vëllezërve Sylaj në Pfäffikon, 20 kilometra afër Cyrihut. Në zonën industriale, në një rrugicë me shumë firma vëren automjete që presin për servisim para “Garage Sylaj”. Markat si “Porsche”, “Bentley” etj. bien në sy në mesin e veturave që kanë zënë vend në vinçat e kësaj qendre të servisimit dhe riparimin e automjeteve, të cilën e menaxhojnë me sukses vëllezërit Sylaj nga viti 2016.
Me servisim për herë të parë kishin nisur në vitin 1994, në një garazh të vogël me qira, duke punuar jashtë orarit. Ndërsa ëndrra për bërë një garazh të tyre u bë realitet në Pfäffikon pas 12 vjetëve.
“Pas vitit 2006 e kemi hapur këtë garazh, që e kemi edhe tani. Unë punoj si automekanik, njëri vëlla në karroseri dhe tjetri në ngjyrosje”, fillon me tregimin Avniu, me prejardhje nga Prizreni. Ai thotë në garazhin e tyre vijnë klientë nga e tërë Zvicra, duke treguar kështu për respektin që gëzojnë te komuniteti në përgjithësi pra edhe te zviceranët.
Cilësia dhe besimi janë kryesoret
“Bëjnë nga 170 kilometra për një palë goma etj. Kualiteti dhe besimi është gjëja kryesore për ne, pasi që çmimi nuk dallon shumë në mes garazheve. Bashkëpunojmë me shumë firma zvicerane dhe shqiptare. Edhe me firma të sigurimeve.
Kemi klientë besnikë, dhe ata janë reklama më e mirë për ne, sepse ata na i sjellin edhe të tjerët, por edhe puna që bëjmë me kualitet dhe korrektësi”, thekson 44 vjeçari.
Në garazhin e vëllezërve Sylaj ofrohen të gjitha shërbimet për servisimin dhe riparimin e automjeteve, nga ndërrimi i gomave deri te ngjyrosja e karoserisë.
“Varet nga sezoni. Dimrit, për shembull, jemi të fokusuar më shumë në ndërrimin e gomave…”.
Garazhin e kanë ndarë në dy pjesë; njëra pjesë për riparim të motorëve, ndërsa pjesa tjetër për riparim dhe ngjyrosje të makinave të aksidentuara.
Me punët rreth riparimit të motorëve, mekanizmave dhe pajisjeve të tjera të makinave, merret Avniu ndërsa për riparimin e veturave të aksidentuara është përgjegjës Samiu. Sedati bën lyerjen e tyre.
Tre vëllezër, por punët i kanë të ndara. Garazhi i tyre nuk ka shef
U duket e pabesueshme por vëllezërit Sylaj janë tash 20 vjet në këtë biznes. “Kemi punuar pa interes personal dhe pa hile. Edhe babai na ka ndihmuar shumë. Të gjithë punojmë së bashku me një fond të përbashkët. Fitimet i ndajmë në tri pjesë, aq sa vëllezër jemi”, ndërlidhet në bisedë vëllai tjetër, Sami Sylaj.
Përveç servisimit, ata këshillojnë klientët e tyre edhe rreth asaj se me çfarë sigurime të sigurojnë vetuarat e tyre. “Axa dhe Allianz mbulojnë dëmin (full casco) edhe në Kosovë”, këshillon mysheterinjtë e vet Avniu duke nënvizuar dallimin jo të madh të sigurimeve bazë me ato të plota.
“Garage Sylaj” tashmë ka marrëvëshje të lidhura me disa firma zvicerane për riparimin e automjeteve, si me ato: Toyota, Schellenberg Druck AG, Stiegerbauten AG, Spahiu AG
Klienti është mbret
Blerjet online të gomave kanë ndikuar në punën e shumë qendrave të servisimit, po ashtu edhe në garazhin Sylaj. “Shumica i blejnë online ndërsa ne bëjmë montimin e tyre dhe kuptohet, kjo na ka dëmtuar në masë të madhe”, thonë ata.
Vëllezërit Sylaj profesionizmin e tyre e kanë bartur vazhdimisht te gjeneratat e reja. Në qendrën e tyre për servisimin dhe riparimin e automjeteve kanë mbaruar zanatin një numër të rinjsh, në mesin e tyre edhe shqiptarë.
Megjithatë ata e pranojnë se mjeshtrit më të mirë të dorës janë në Kosovë.
“Automekanikë më të mirë ka në Kosovë, sepse këtu, në Zvicër ka më shumë teknologji me kompjuterë, e kështu me radhë”, thotë Avniu, por çmimet e materialit mbeten më shtrenjtë në Zvicër se në Kosovë, një zero më shumë.
Dyert e garazhit Sylaj ndodh t’i gjeni të hapura edhe të dielave, varësisht nga kërkesat e klientëve.
“Klienti është mbreti te ne”, thotë në fund Avniu.
Këshillojnë edhe për sigurimet
Përveç servisimit ata këshillojnë klientët e tyre edhe rreth asaj se me çfarë sigurime të sigurojnë vetuarat e tyre. “Axa dhe Allianz mbulojnë dëmin (full casco) edhe në Kosovë”, këshillon mysheterinjtë e vet Avniu duke nënvizuar dallimin jo të madh të sigurimeve bazë me ato të plota.
Profili i kompanisë
- Adresa: Witzbergstrasse 5X, 8330 Pfäffikon
- Tel: 043 497 79 74
- Fax: +41 43 497 79 75
- E-mail: [email protected]
E-Diaspora
-
Humor shqiptar në ekranin zviceran, Vedat Bajrami protagonist në “Te Berberi – rritet prap” Për të zbuluar më shumë rreth këtij projekti emocionues, Albinfo.ch sjell një intervistë me aktorin e...
-
Mbi 58 mijë votues të regjistruar jashtë Kosovës
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
Jeta në Zvicër
-
Si do të përfitojë Zvicra nga pakti i ri me Bashkimin Evropian? Pas nëntë muaj negociatash intensive - dhe disa pika të vështira gjatë rrugës - marrëveshja e...
-
Disa qiramarrës zviceranë mund të presin qira më të ulëta në vitin 2025
-
Rritje e ndjeshme e aksidenteve në ski te të moshuarit
-
Badhütte, kasollja shekullore në Rorschach, shkatërrohet plotësisht nga zjarri
-
Qeveria paralajmëron për kushte të këqija të rrugëve, rrezik nga ortekët në Alpet zvicerane