Lajme

Shkrimtarja sfidon Biden-in në garën e demokratëve për President

Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në zgjedhjet e vitit 2024 do të sfidohet nga një grua.

Shkrimtarja Marianne Williamson njoftoi zyrtarisht të shtunën kandidimin për Presidente. “Nga sot, unë jam kandidate për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara”, tha ajo, raporton Zëri i Amerikës, përcjell albinfo.ch.

70-vjeçarja duket se do të bëjë opozitë simbolike, gjë që tregon se demokratët janë të bashkuar rreth Joe Biden.

Williamson e nisi fushatën e saj me slogane si: “Një fillim i ri” dhe “Trazojeni sistemin”.

Ajo planifikon të bëjë fushatë në shtetet me votime të hershme në kalendarin zgjedhor për vitin 2024, si në Nju Hempshër dhe Karolinë të Jugut./VOA