Opinione
Gani Thaçi të ndal plaçkitjen e mërgimtarëve!*
Mërgimtarët janë para eksplodimit:
Plaçkitja e tyre nga Byroja Kosovare e Sigurimeve e cila udhëhiqet nga Gani Thaçi nuk merr fund. Mërgimtari dhe publicisti nga Lucerna zvicerane Leonard Komani i shkruan:
I nderuari zoti Gani,
Ka kohë që mendojmë se kujt t’i drejtohemi me një hall që e kemi ne bashkatdhetarët tuaj në cilët aq shumë na doni dhe na respektoni – për hir të remitencave, ndoshta? Paçka se ky konstatim mund të duket i rëndë, por nëse e analizojmë sjelljen e Institucioneve të Republikës së Kosovës ndaj nesh duket realitet.
Që nga koha kur gjysmë shteti ynë i porsalindur filloj të marr vetën ju vetëm na keni dëmtuar e shfrytëzuar pa as edhe më të voglën brejtje të ndërgjegjes. Si është e mundur që nga xhepat tonë ju të merrni mbi 130 milion euro para të thata në emër të sigurimit të automjeteve për një kohë të shkurtër të qëndrimit tonë atje? Si është e mundur një automjet i cili është i regjistruar «vollkasko» në Zvicër, Gjermani, Austri, etj. të ketë nevojë të paguaj edhe një sigurim shtesë për qëndrim 2 javorë në Kosovë?
Arsyetimi i juaj i zakonshëm është se nuk jemi pjesë e Institucionit të Kartonit të Gjelbër. Pse nuk jemi pjesë e tij?
A është faji i mërgimtarëve ky? Jo.
Faji është i Juaji zotëri, sepse sikur të ishim pjesë e këtij institucioni (Kartonit të Gjelbër) ju nuk do të mund të inkasoni 130 milionë euro për një kohë aq të shkurtër.
Në rregull po trashni arkat sepse kështu është plani juaj dhe ne të shkretët s’kemi rrugëdalje tjetër.
Tani vjen pyetja tjetër logjike? Ku i keni destinuar ato mjete?
Duke analizuar dedikimin e tyre që bëhet në vendet ku ne jetojmë janë disa destinime: kompensimi i dëmeve gjatë aksidenteve, rregullimi i infrastrukturës rrugore, shenjëzimi vertikal dhe horizontal i rrugëve, ndonjë donacion për kryqin e kuq, organizatat jo qeveritare që angazhohen për një jetë më të mirë të popullatës, krijimi i fondeve për zhvillim… ku konkretisht?
Me përjashtim të afro 20 milionë eurove kinse i keni dhënë për kompensim të dëmeve nuk e keni bërë asnjë vepër tjetër transparente. Ku mbetën tjerat?
E dini vetë si është situata në trafikun e Kosovës? Në bazë të kësaj del se nuk kanë adresë e as destinim 110 milionë euro tjera. A mos është një shumë pak e madhe që të jetë pronë e vetëm një shoqate? A mos janë mjete shumë të mëdha që të mos kenë auditim apo raportim për to?
A mos ndoshta është një vepër shumë e rënd penale por që askush nuk mund ta ngrit duke e ditur shumën e parave, mbiemrin tuaj si dhe profesionalizmin e drejtësisë kosovare?
I kemi edhe një qind pyetje të tjera të cilave nuk do të mundeni tu përgjigjeni – ndoshta!
Qëllimi ynë nuk është t’iu vulosim me paragjykime.
Qëllimi ynë është të kërkojmë nga dikush që ta zgjidhë dikush këtë situatë.
Shumëkujt kjo i duket plaçkitje ordinere mërgimtarësh.
Apo vërtet doni ta nxisni situatën deri aty kur të përdhosen viktimat e kësaj plaçkitjeje kronike, duke bllokuar çdo hyrje apo pagesë të destinuar për në atdheun tonë përbashkët?
Ky haraç ndaj «auslanderëve» duhet të marrë fund.
Sidomos kur ndiejmë se jo vendit i shkojnë ato pare, por personave të caktuar që kurrë nuk fryhen me kapital mllefi bëhet edhe më akut dhe para shpërthimit.
Ne jemi mësuar të presim, edhe po pritëm dy ditë ne kufinj gjatë krijimit të kaosit për shkak të mospagesës nuk humbim gjë dhe ju dorëzoheni se përveç se të plaçkitni për gjë tjetër jeni e për shtet edhe më hiç!
Rregullojeni këtë punë se ia nxorët fundin. A ju bëhet boll dikur?
Leonard Komani, Lucern
Pikëpamjet e shprehura në këtë opinion shprehim mendimet e autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?