Integrimi
Gala mbrëmje në Hellbühl të Luzernit
Ditën e shtunë një sallë në Hellbühl të Luzernit ishte rezervuar për një gala mbrëmje, të cilën e kishte organizuar Shqipe Kryeziu me shoqatën e saj «Sytë kërkojnë dritë» në Zvicër.
Shqipe Kryeziu, një grua që shquhet për vlerat e saj humane, po pret mysafirët, të cilët i kishte ftuar nga e tërë Zvicra në këtë gala mbrëmje, qëllimi i së cilës është mbështetja e festivalit “Suhareka na Bashkon», e që do të mbahet për herë të parë jo vetëm në Kosovë, por në tërë Ballkanin, dhe do t’u kushtohet personave me aftësi të kufizuar.
Mysafirë specialë nga Kosova kishin ardhur edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj si dhe Avokati i Popullit, Naim Qelaj.
Shqipe Kryeziu organizon festivalin “Suhareka na bashkon”
Shqipe Kryeziu, një grua me një shpirt të madh human, pas shumë projekteve humanitare të realizuara në Kosova ka një ëndërr tjetër që të organizojë festivalin «Suhareka na bashkon». Për të realizuar këtë projekt i duhet edhe përkrahja e të gjithëve për të bërë hapat e parë të këtij festivali që do të mbahet për herë të parë në Kosovë më 15 dhe 16 tetor të këtij viti.
«Mbështetja juaj do t‘u mundësojë të gjithë personave me aftësi të kufizuar të ndihen të barbartë, të vlerësuar dhe njëherësh të shprehin talentin e tyre në përmbushjen e ëndrrave të lumturisë. Pse të mos ndihen edhe ata të lumtur në skenë si Ambasadorë të Kulturës. Shpresa dhe ëndrra e tyre është në duart tona«, thotë poetja shqiptare Fatime Kalimashi, e cila po e udhëheq gala mbrëmjen në Hellbühl.
Të pranishmit i ka përshëndetur krejt në fillim përfaqësuesi i Ambasadës së Kosovë në Bernë, Gjenis Haxhimehmeti, i cili ka përgëzuar Shqipe Kryeziun për festivalin në komunën e Suharekës, duke premtuar mbështetjen e institucioneve të Kosovës.
Mbështetje për personat me aftësi të kufizuar
Më kritik në këtë mbrëmje ka qenë Avokati i Popullit, z.Naim Qelaj, për qasjen jo të barabartë që vazhdojnë ta gëzojnë personat me aftësi të kufizuar në Kosovë. Qelaj ka premtuar mbështetjen e tij për këtë nismë, duke thënë se është një mundësi e mirë që edhe personat me aftësi të kufizuara të shprehin talentin e tyre.
Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka folur në superlativ për diasporën, që sipas tij, ka ndihmuar Kosovën në periudha të ndryshme kohore. «Çdo sukses i Kosovës iu gëzon më shumë juve sesa neve», tha kryetari Muharremaj para mërgimtarëve të mbledhur në këtë gala mbrëmje që shumica prej tyre vijnë nga rajoni i Suharekës.
Muharremaj i ka premtuar Shqipe Kryeziut që festivali do të mbahet me ndihmën e donatorëve, duke premtuar madje edhe 50 % të njërës prej pagës së tij.
Për programin artistik janë kujdesur valltarët e shoqatës «Bashkimi» nga Usteri, ndërsa për të zbukuruar skenën me veshjet kombëtare ishte kujdesur Arta Suvenir, e cila kishte ardhur nga Kosova enkas për ta promovuar kulturën shqiptare.
Në fund, Shqipe Kryeziu, njëherësh themeluese e shoqatës «Sytë kërkojnë dritë», ka falënderuar të gjithë ata që me kontributin tyre kanë mbështetur projektet e saj humanitare në Kosovë. Po ashtu është shfaqur edhe një dokumentar, në të cilin të pranishmit janë njoftuar nga afër me projektet e realizuara deri më tani nga shoqata «Sytë kërkojnë dritë» dhe për festivalin «Suhareka na bashkon» që do të mbahet më 15 dhe 16 tetor të këtij viti.
Mbrëmja gala ka vazhduar me muzikë shqipe. Nuk kanë munguar as këngët e Shqipe Kryeziut dhe Fatime Kalimashit, ndërsa për mysafirët është shtruar darkë.
Fotot i realizoi: Bekim Bajraktari
E-Diaspora
-
Në Cyrih organizohet një ankand bamirësie për gratë e prekura nga kanceri i gjirit në Kosovë Në Ditën Botërore Kundër Kancerit organizohet Ankandi Bamirës i Artit, që do të mbahet më 4...
-
Dënohet kosovari, dërgues i pakove: Vidhte mallrat që duhej t’i dorëzonte
-
Ambasadori Ajeti: Për herë të parë, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit të Hamburgut
-
Nyon: Mbrëmje festive për nder të Pavarësisë së Kosovës
-
Ambasada e Kosovës në Itali njofton mërgimtarët që dëshirojnë të votojnë
Jeta në Zvicër
-
Më pak regjistrime të reja për makina elektrike, por akoma shumë vetura në rrugë Kërkesa për automjete të reja, tërësisht elektrike ra në vitin 2024. Pesha e tregut të regjistrimeve...
-
IS donte të joshte 15-vjeçarin për të ndërtuar një bombë në Zvicër
-
Muzeu i Luvrit në Paris, zviceranët do të paguajnë më shumë
-
Si përfundoi Zvicra me sistemin e saj të detyrueshëm të sigurimit shëndetësor?
-
14 raste fruthi në gjashtë kantone – çfarë duhet të dini