Shkurt.ch

Gadafi ka ndërtuar bunkerë me teknologjinë zvicerane

Bëhet fjalë për një bunker në qytetin lindor të Libisë Al-Baida, në të cilin shihen stabilimente të prodhuara nga kompania zvicerane Luwa

Televizioni publik i Zvicrës (SF1) në emisionin e mbrëmshëm informativ “10 vor 10” ka treguar se një bunker i diktatorit libian, Gadafit, është ndërtuar me ndihmën e teknologjisë zvicerane. Pamjet që tregojnë këtë fakt, janë emetuar fillimisht nga televizioni “Al jazeera”.

Bëhet fjalë për një bunker në qytetin lindor të Libisë Al-Baida, në të cilin shihen stabilimente të prodhuara nga kompania zvicerane Luwa.

Siç ka deklaruar inxhinieri Erich Buser, vetë konstruktor i dikurshëm i bunkerëve, pamja e bunkerit libian është krejtësisht identike me atë të një bunkeri të mbrojtjes civile të Zvicrës. Është po ajo pamje dhe teknologji që e gjejmë në bunkerët për mbrojtje nga ajri, të ndërtuar në vitet 1980-90, ka thënë Buser.