Shëndetësi

Gabimi i pafalshëm: E operojnë pacientin e gabuar në kokë

Një gabim i ‘pafalshëm’ ka ndodhur në një spital, ku janë shkarkuar infermierët dhe deri te drejtori i spitalit.

Ngjarja ka ndodhur në Nairobi të Kenias, ku raportohet se mjekët kanë kryer një ndërhyrje kirurgjikale te pacienti i gabuar.

Në spital ishin duke u trajtuar dy persona të ndryshëm, njëri prej të cilëve kishte një mpiksje gjaku në tru dhe kishte nevojë për ndërhyrje, ndërsa tjetri trajtohej vetëm për një enjtje, shkruan “TCH”.

Mjekët marrin këtë të dytin dhe kryejnë operacionin, ndërsa për orë të tëra kërkonin mpiksjen e gjakut në tru, por pa rezultat, çka bëri që të kuptojnë se kanë ngatërruar pacientit, përcjell albinfo.ch.

Aktualisht është hapur edhe një hetim, ndërsa pritet të mbahet një seancë dëgjimore për këtë rast.

Kjo ngjarje vjen vetëm gjashtë javë pas nisjes së hetimeve për sulme seksuale ndaj nënave të reja, në të njëjtin spital.