Lajme
“Kaos” në SPÖ të Austrisë: Babler, tashmë kryetar i ri i partisë
Rezultati i zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Socialdemokrate është përmbysur. Andi Babler është shefi i ri i SPÖ-së.
Një “lëmsh” i madh ka ndodhur në Partinë Socialdemokrate (SPÖ) të Austrisë. Andreas Babler është shpallur kryetar i ri i SPÖ-së dhe jo Hans Peter Doskozil, ashtu siç u njoftua nga vet partia gjatë fundjavës. Për këtë kishte informuar edhe albinfo.at. Rezultati i parë u shpall i pasaktë gjatë ditës së sotme nga kongresi i partisë.
Ende jozyrtarisht, Andreas Babler tani është kreu i SPÖ-së. Sipas mediave austriake i gjithë “kaosi” është shkaktuar pasi që votat janë këmbyer gjatë numërimit në kongresin e partisë i cili u mbajt të shtunën në Linz. Pra, nuk ishte Hans Peter Doskozil që mori 52.7 për qind të votave, por Andreas Babler, shkruan gazeta kurier, përcjell albinfo.at
Njoftimin për parregullsi gjatë numërimit dhe ndërrim të të dhënave të rezultatit, e ka bërë të ditur kryetarja e Komisionit Zgjedhor, Michaela Grubesa, në një konferencë për media të thirrur pasditen e së hënës.
Hans Peter Doskozil tashmë e ka pranuar humbjen, ndërkohë kundër kandidati Babler kërkon një rishikim të gjithë procesit të votimit deri të rezultati përfundimtar.
Partia Socialdemokrate është partia e dytë më e madhe në Austri dhe partia kryesore opozitare. Për një parti serioze e cila ka udhëhequr për shumë vite shtetin austriak, kjo që ka ndodhur gjatë këtij kuvendi zgjedhor po cilësohet në Austri si kuvend qesharak, shkruan albinfo.at
Ndërkohë Hans Peter Doskozil aktualisht është krybashkiak i landit Burgerland, kurse Andreas Babler kryetar i komunës Traiskirchen.
Mbetet të shihet gjatë ditëve në vijim se, cili kandidat zyrtarisht do të jetë kryetar i partisë
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit