Uncategorized
Gabim në votat në Eurovision, ndryshon edhe renditja e Shqipërisë
Kështu, Maqedonia e Veriut shpallet fituese e jurisë së profesionistëve duke u ngjitur një pozicion më lart në klasifikimin përfundimtar
Nuk është hera e parë që ndodh gabimi në numërimin e votave në Eurovizion. Edhe këtë vit, kështu ka ndodhur.
Lajmin e ka publikuar faqja zyrtare e Eurovizionit, duke lajmëruar se pas rillogaritjes së pikëve, renditja ka ndryshuar.
Pas numërimit të votave edhe një herë, ky është rezultati i saktë dhe final i natës finale. Shqipëria u rendit në vendin e 17-të, derisa ishte në vendin e 18-të, transmeton ‘Balkan Web’.
https://www.instagram.com/p/BxxmMYDBu7-/?utm_source=ig_embed
EBU është përgjigjur rreth gabimit në votimin e jurisë së Bjellorusisë në Eurovizion Song Contest 2019. Ata tashmë kanë sqaruar gabimin që është bërë dhe rezultati ka ndryshuar.
Kështu, Maqedonia e Veriut shpallet fituese e jurisë së profesionistëve duke u ngjitur një pozicion më lart në klasifikimin përfundimtar dhe Shqipëria renditet në vendin e 17-të, përcjell albinfo.ch.
“Votat e jurisë së Bjellorusisë u rrëzuan pas zbulimit të tyre nga një anëtar i jurisë që është në kundërshtim me rregullat e ESC. Për të qenë në përputhje me rregulloren e votimit, EBU bashkëpunoi me partnerin e tij të votimit për të krijuar një rezultat të përmbledhur (të llogaritur në bazë të rezultateve të vendeve të tjera me të dhëna të ngjashme votimi), që u miratua nga monitoruesi i votimit Ernst & Young, të përcaktojë votën e jurisë bjelloruse për finalen e madhe. EBU mund të konfirmojë që kemi zbuluar se për shkak të një gabimi njerëzor është përdorur një rezultat i gabuar. Kjo nuk ka ndikim në llogaritjen e pikëve që vijnë nga televotimi për të gjithë 41 vendet pjesëmarrëse. Si rrjedhojë, kjo nuk ndikon as te fituesi i përgjithshëm dhe as te katër këngët e renditura në vendet e para, të cilat mbeten të pandryshuara”.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë