Ukraina
G7 zotohet të çojë Putinin para drejtësisë
Udhëheqësit e G7 disktuan më 8 maj për qëndrimet që do të mbajnë në vazhdim për Rusinë dhe mbështetësit e presidentit Vladimir Putin.
Ata do të kundërshtojnë propagandën ruse dhe premtuan të bëjnë çdo përpjekje për të çuar Putinin dhe miqtë e tij para drejtësisë, në veçanti, Presidentin e vetëshpallur të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.
Sipas deklaratës zyrtare të liderëve të G7-ës, publikuar nga Shtëpia e Bardhë, këto vende ranë dakord për sanksione të tjera ndaj Rusisë, ku përfshihet ulja e varësisë nga energjia ruse si dhe masat kundër bankave dhe sistemit financiar rus.
Ndërsa, u vendos që të intensifikohen përpjekjet për të ndihmuar Ukrainën që të mbajë mallrat e prodhimit dhe eksportit.
I ftuar në takim, në platformë online ishte edhe presidenti ukrainas, Volodimyr Zelenski.
Pas takimit, udhëheqësit e G7, ku përfshihen Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Italia, Japonia, Gjermania dhe SHBA, thanë se do të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë ushtarake dhe financiare për Ukrainën.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra