Kriza në Ukrainë

G7 synon të izolojë më tej ekonominë ruse

Një zyrtar amerikan ka theksuar se fakti që Rusia tani është afër falimentimit është efekt i sanksioneve drastike

Duke pasur parasysh sulmet e vazhdueshme të Rusisë mbi Ukrainën, vendet e G7 po rrisin masivisht presionin e tyre ndaj Moskës, transmeton albinfo.ch. Sipas një deklarate të G7, qëllimi i tij është izolimi i mëtejshëm i ekonomisë ruse në mbarë botën.

Vendet e G7 duan të rrisin sanksionet kundër Rusisë dhe të reduktojnë të ardhurat e vendit nga shitja e lëndëve të para, shkruan rf.ch.

Një marrëveshje për të mbështetur një “tavan” të çmimit të naftës ruse është në prag të një marrëveshjeje, është shprehur një zyrtar amerikan.

Presidenti i SHBA Biden dhe kancelari gjerman Olaf Scholz theksuan në këtë samit efektivitetin e sanksioneve perëndimore. Qasja e kufizuar në teknologjitë perëndimore po e kthen ekonominë ruse shumë vite mbrapa, tha Scholz në ARD.

Një zyrtar amerikan ka theksuar se fakti që Rusia tani është afër falimentimit është efekt i sanksioneve drastike. Prodhimi ekonomik rus ndoshta do të ketë rënie dyshifrore këtë vit dhe inflacioni do të rritet në më shumë se 20 për qind.