E-Diaspora
Vazhdojnë në Gjenevë “Ditët e kulturës shqiptare” në Zvicër
Qendra Kulturore e Kosovës në Zvicër ju fton të merrni pjesë në manifestimin "Ditët e Kulturës Shqiptare", që do të mbahet këtë të premte në Gjenevë.
Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, Ministria e Diasporës e Kosovës dhe Qendra Kulturore e Kosovës në Cyrih, në bashkëveprim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë organizon “Ditët e kulturës shqiptare në Zvicër”.
Në kuadrin e këtij manifestimi do të ketë një sërë programesh kulturore dhe artistike, të ndara në tri ditë, në tri qytete (17, 24 dhe 26 nëntor) që mbahen në Bernë, Gjenevë dhe Winterthur.
Kështu, më 24 nëntor, me fillim në orën 19:30 hapet ekspozita e fotografëve shqiptarë në Zvicër. Po atë ditë në kuadrin e “Ditët e kulturës shqiptare në Zvicër” do të jepet një shfaqje teatrale «Stacioni 17» nga sudio «Aktrimi».
E gjithë kjo do të përfundojë me një koktei dhe muzikë nga Rafael Lishi, muzikant.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit24 Nëntor 2017
- Ora19:30
- LokacioniBernë, Gjenevë dhe Winterthur
- Data e përfundimit26 Nëntor 2017 - 20:00
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind