Lajme
Futbollistja lë Gjermaninë për Kosovën
Donika Grajqevci, futbollistja 16 vjeçare, me banim në Gjermani ka vendosur ta përfaqësoi Kosovën.
Ajo tashmë është në fazën e marrjes së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
Donika do t’i mbrojë ngjyrat e Kombëtares së Kosovës qysh në shtator, në ndeshjen e U 19 kundër Turqisë.
Këtë informacion e ka konfirmuar edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, në faqen e tij zyrtare në Facebook, raportojnë mediat kosovare.
“16-vjeçarja Donika Grajqevci, me shkollim dhe banim në Leipzig të Gjermanisë, ka vendosur të marrë shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe me këtë edhe të prezantojë Përfaqësuesen e Kosovës në futbollin e femrave për U 19. Talenti i Donikës dhe përkujdesja e prindërve të saj kanë qenë dhe janë faktori kryesor që Donika të përcaktohet për kombëtaren tonë- edhe pse tash luan për Jena dhe ka pasur oferta nga Kombëtarja e Gjermanisë! Donika do t’i mbrojë ngjyrat e Kombëtares së Kosovës qysh në shtator në ndeshjen e U 19 kundër Turqisë! Sukses Donikës! Falemnderit prindërve të saj”, ishte shkrimi i plotë i Ambasadës së Kosovës në Gjermani.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hamza takon mërgatën në Cyrih Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, punëtorinë e fundit për hartimin e...
-
Rama në Nju-Jork: Dua votën e shqiptarëve në SHBA
-
Florida Doçi, pjesë e inteligjencës artificiale në produktet e Microsoft
-
5 vajza shqiptare, konkurrente në “Deutschland sucht den Superstar”
-
Leutrim Aliji Interpreton Zadenë dhe Beethoven-in në Horgen
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët janë pesimistë për perspektivën ekonomike të Zvicrës Sipas analistëve financiarë dhe ekonomistëve, perspektiva për ekonominë zvicerane mbetet e zymtë. Edhe pse ata e...
-
Zvicër: Shënohet ulje e mirëqenies sociale për njerëzit nga vendet jo anëtare të BE-së
-
Votimi për nënqiranë, çfarë do të ndryshonte
-
Norma e hipotekave bie në nivelin më të ulët që nga viti 2022
-
SNB hap konkursin për dizajnin e kartëmonedhave të reja