Sport
Futbollisti thotë se sulmi me bombë në autobusin e Dortmundit i ndryshoi jetën
Futbollisti kishte lënduar dorën gjatë sulmit, derisa ka theksuar se ka pasur ankthe, që nga ngjarja traumatike, duke e lënë në spital për pesë ditë ‘të tmerrshme’
Mbrojtësi spanjoll, Marc Bartra, ka folur në një gjykatë gjermane të hënën për frikën që kishte pasi autobusi i ekipit të Dortmundit është sulmuar me bombë. Ai ka thënë se kjo i ndryshoi jetën, shkruan albinfo.ch.
Bartra, 27-vjeçar, dëshmoi në gjyqin kundër gjermano-rusit S. Wenergold, i cili ka pranuar se ka tentuar të pasurohet, sepse do të binin aksionet në klubin gjerman pas sulmit me bombë, raportojnë mediat gjermane.
Futbollisti kishte lënduar dorën gjatë sulmit, derisa ka theksuar se ka pasur ankthe, që nga ngjarja traumatike, duke e lënë në spital për pesë ditë ‘të tmerrshme’.
“Unë ende nuk e kam veten plotësisht nga sulmi dhe vazhdoj të vuaj”, ka thënë ai.
“Pashë frikë vdekjeprurëse dhe kisha frikë se nuk do ta shihja kurrë më familjen time”.
Shpërthimi i trefishtë më 11 prill shkatërroi dritaret e autobusit të ekipit, me një oficer të policisë, që po ashtu vuante nga dëmtimi i veshit të brendshëm.
Wenergold akuzohet se do të përfitonte nga rënia e parashikuar në vlerën e tregut të aksioneve të klubit, pas këtyre sulmeve me bombë.
“Kisha frikë se do të ketë më shumë sulme. Krahu im po gjakosej, isha i tronditur”, ka thënë futbollisti i njohur.
Fillimisht u dyshua për një sulm xhihadist, por më pas arrestoi Wenergoldin dhjetë ditë më vonë.
Ai akuzohet për vrasje në tentative dhe mund të përballet me burg të përjetshëm nëse shpallet fajtor, edhe pse në Gjermani lirimi me kusht zakonisht bëhet pas 15 vjetësh.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih