Sport

Futbollisti që po kërkohet nga trajneri i Kosovës, shënon në Zvicër

Një prej me të merituarve që Sioni është kualifikuar në të tetën e finales së Kupës së Zvicrës, është futbollisti shqiptar, Bastien Toma. Sioni triumfoi si mysafir me rezultat 2:1 në duel me Aarau-n.

Futbollisti shqiptar, Bastien Toma, shënoi në minutën e 22-të për 0:1, kurse Neumayr barazon 1:1 (31’).

Në fund të takimit (92’) Doumbia siguroi fitoren dhe kualifikimin e Sionit. Valon Behrami luajti 86 minuta, Bastien Toma, Pajtim Kasami të plotë dhe Ermir Lenjani deri në minutën e 67-të. Në fund, Sioni mundi Aarau 1:2 në udhëtim.

Wohlen si vendas pësoi humbje me 4:0 nga Luzernin.

Reprezentuesi i Kosovës, Idriz Voca, u paraqit i plotë dhe iu gëzua kualifikimit. Luzerni kualifikohet në të tetën e finales, përcjell albinfo.ch.