Kuriozitete
Futbollisti Mohamed Salah ka kopjen e tij, në Egjipt
Që nga flokët deri tek buzëqeshja e tij, sytë dhe mjekra, një egjiptian me ngjashmëri të pabesueshme me sulmuesin e Liverpoolit, Mo Salah, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në Kajro, derisa u ishte bashkuar adhuruesve të tjerë të futbollit për të parë heroin kombëtar duke garuar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Romës.
Adhuruesit e superyllit Salah kanë bërë shumë fotografi me Ahmed Bahaan, derisa personi që ngjan me të ishte shumë i zënë në Romë, duke ndihmuar ekipin të sigurojë vend në finalën e kësaj gare me rezultat në total 7 me 6 ndaj Romës. Kamarierët dhe klientët nuk e linin të qetë, derisa e përqafonin dhe bënin fotografi me Bahan, 30-vjeçarin e diplomuar në biznes, i cili Salahun e kishte takuar në vitin 2016.
Dallimi mes futbollistit dhe Bahas është shumë i vogël, derisa takimi i tyre ishte i shkurtër në një rrugë në qytetin egjiptian, Nagrig. Dyshja ka buzëqeshje identike, flokë, mjekra e për të hutuar shikuesit edhe më shumë vishen ngjashëm. Sidoqoftë, Salah ishte bërë sensacion brenda natës në Egjipt prejse iu bashkua Liverpoolit vitin e shkuar, përcjell albinfo.ch.
Sot, kafenetë në gjithë vendin janë përplot tifozë të këtij klubi anglez, e rrugët janë të mbushura me pllakate e grafite që glorifikojnë futbollistin. Baha ndërkaq foli për takimin që e kishte me futbollistin. “Salah kishte mbetur pa tekst kur më kishte takuar. Më tha se po i dukej sikurse po qëndronte para pasqyrës, por megjithatë unë jam pak më i madh nga ai”, tha Baha. Baha pohon se është nder të ngjajë me Mo-në, sepse ai është një person i cili po i sjell gëzim Egjiptit aktualisht.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind