Futboll

Futbollisti i Luganos del pozitiv me Covid-19

Superliga e Zvicrës mund të vazhdojë më 19 qershor, por vendimi përfundimtar ende nuk është marrë

Klubi i Luganos ka njoftuar se një futbollist ka dalur pozitiv me Covid-19.

Skuadra zvicerane njoftoi se futbollisti është i ekipit të parë, por pa dhënë emrin e tij, shkruan albinfo.ch.

Futbollisti i prekur do të qëndrojë për dhjetë ditë në karantinë, derisa gjendja e tij është e mirë. Gjithashtu edhe një futbollist tjetër do të qëndrojë në karantinë për shkak të kontaktit me të.

Sipas mediave zvicerane, më herët, dy futbollist të kësaj skuadre kishir dalur pozitiv, megjithatë, janë shëruar.

Garat me klube janë të lejuara në Zvicër nga 8 qershori, megjithatë, klubet do të vendosin nëse do të luajnë apo jo.

Nuk është raportuar për raste të tjera pozitive në futbollin zviceran, derisa një numër i madh i futbollistëve shqiptarë luajnë në Zvicër.