Futboll

Futbollisti Agim Zeka braktis Austrinë, transferohet te Drita e Gjilanit

Zeka tashme ka firmosur me klubin e kategorisë së parë në ligën e Kosovës

Futbollistit Agim Zeka gjatë kësaj vere nuk iu vazhdua kontrata e re me ekipin austriak “Wiener Austria”, por ai menjëherë gjeti skuadrën e re. Zeka tashme ka firmosur me klubin e kategorisë së parë në ligën e Kosovës, FC Drita. Zeka është lindur dhe rritur në Prishtinë, shkruan faqja laola1.at, përcjell albinfo.at.

Sulmuesi anësor në dimër të vitit 2021 erdhi në Austri nga ekipi belg, Royal Mouscron. Para se të transferohej në klubin kosovar, Zeka stërvitej si lojtar testues te “Austria Klagenfurt”, por fatkeqësisht nuk arriti të bindte klubin për vazhdimin e kontratës.

Në anën tjetër, faqja e klubit “Drita” ka njoftuar tashmë për arritjen e marrëveshjes me Agim Zekën. “Agim Zeka është përforcimi i radhës”, shkruan ndër të tjera faqja e klubit, transmeton albinfo.at.

Zeka fillimisht ishte pjesë e Skënderbeut, para se të luante te Lille në Francë, Varzim e Leixoes në Portugali, Excel Mouscron në Belgjikë dhe së fundmi te “Wiener Austria”.