Uncategorized

Futbollistëve të Kombëtares u lejohet të marrin bashkëshortet gjatë grumbullimit në Austri

Kombëtarja shqiptare pritet që të nisë më 22 maj grumbullimin në Austri, në prag të përfaqësimit historik në Evropianin e Francës.

Për ta bërë sa më shumë relaksuese periudhën në prag ndeshjeve, stafi i Kombëtares ka menduar që në hotelin ku do të grumbullohet skuadra të vijnë edhe familjarët e lojtarëve. Kësisoj, futbollistëve do t’u lejohet që të kalojnë çaste relaksuese edhe me bashkëshortet e tyre, shkruajnë mediat tiranase.

Në fakt, kjo çështje ka hapur debate të mëdha në disa prej Kombëtareve evropiane. Ka trajnerë që mendojnë se lojtarët mund të jenë më mirë psikologjikisht nëse kanë pranë partneret e tyre.