Futboll

Futbollistët shqiptarë që ranë nga Liga

Xherdan Shaqiri, Mërgim Mavraj, Berat Gjimshiti, Ledian Memushaj dhe Ivan Balliu

Kjo fundjavë ishte e fundit për këtë sezon në Angli dhe Gjermani, derisa edhe një javë ka mbetur nga ai në Spanjë, Itali dhe Francë.

Nga pesë ligat kryesore në Evropë, në katër prej tyre, kishte futbollistë shqiptarë që kanë rënë në një kategori më poshtë, shkruan albinfo.ch.

Në Angli, është Stoke i Xherdan Shaqirit, që pas dhjetë vjetësh, bie nga elita e futbollit anglez.

Në Gjermani, për herë të parë ka rënë Hamburgu, ku luan Mërgim Mavraj, edhe pse ky i fundit është aktivizuar shumë pak në ndeshjet e fundit.

Në Itali edhe matematikisht ka rënë Benevento, ku aktivizohet Berat Gjimshiti dhe Ledian Memushaj. I pari luajti rregullisht, derisa i dyti aspak, sidomos në pjesën e dytë të kampionatit.

Në Francë, është Metz që ka rënë nga Liga, ku luan Ivan Balliu, që ishte ftuar edhe në Kombëtaren shqiptare.

Ndërkohë, në Spanjë, shpëtoi Levante e Armando Sadikut dhe Enis Bardhit, që ishte e rrezikuar, megjithatë, arriti pesë fitore radhazi, për të siguruar qëndrimin në elitë.