Futboll

Futbollistët shqiptarë, Mërgim Berisha dhe Albert Vallci, fitojnë Kupën e Austrisë

Për kampionin e Austrisë, luajnë edhe dy futbollistë shqiptarë: Mërgim Berisha dhe Albert Vallci, shkruan Albinfo Austria.

Ekipi austriak i futbollit “Red Bull Salzburg” ka fituar Kupën e Austrisë për herën e dytë rresht, ndërsa për herën e shtatë në nëntë sezonat e fundit. Për kampionin e Austrisë luajnë edhe dy futbollistë shqiptarë: Mërgim Berisha dhe Albert Vallci, shkruan Albinfo Austria.

Qendërmbrojtësi Vallçi që vitin e kaluar e fitoi edhe kampionatin austriak, luajti për 90 minuta në finalen e madhe të Kupës së Austrisë kundër Austria Lustenau, që përfundoi me fitore të thellë të gjigantit austriak 5:0.

24-vjeçari në këtë ndeshje dha kontribut të madh në fazën e mbrojtjes, derisa u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 76-të.

Në anën tjetër, sulmuesi tjetër shqiptar, Mërgim Berisha, nuk u inkuadrua fare në lojë.

Në 12 ndeshje sivjet në të gjitha garat, Vallçi ka asistuar dy herë.

Bundesliga e Austrisë pritet të rinisë kampionatin më 2 qershor. Vallçi e Berisha me “Salzburgun” zënë pozitën e parë me 24 pikë, pas 22 xhirove.