Futboll

Futbollistët nga Kosova në top-formë, shënojnë Zeneli, Avdijaj dhe Muriqi

Muriqi golin e parë e gjeti pas vetëm 20 sekondave lojë, ndërsa goli dytë erdhi në minutën e 61-të duke e quar epërsinë në 0:2

Futbollistët e Kosovës po vazhdojnë me gola. Pas Besart Berishës. Atdhe Muriqit dhe Valon Berishës, kanë shënuar edhe Arbër Zeneli, Donis Avdijaj dhe Atdhe Muriqi.

Sulmuesi i Kosovës, Arbër Zeneli, ka vazhduar me formë të mirë te skuadra holandeze, Heerenveen, përcjell albinfo.ch.

Heereveen e ka marr një fitore të rëndësishme 1:2 në udhëtim te Heraclesi, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Eredivisie.

Në këtë takim gjurmë ka lënë edhe ylli i Kosovës, Arbër Zeneli, i cili ka shënuar golin e sigurisë 0:2.

Goli i Zenelit u shënua nga pika e bardhë dhe erdhi në minutën e 40-të të ndeshjes. Ky ishte goli i katërt këtë sezon për Zenelin, teksa ka edhe pesë asistime të shtuara.

Gol ka shënuar edhe Donis Avdijaj në Holandë për skuadrën e tij Roda në fitoren 3:0 ndaj Vitesses. Ai realizoi golin e dytë në këtë ndeshje.

https://www.dailymotion.com/video/x6h5ake

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi po vazhdon me formë të mirë dhe gola në Turqi. Muriqi u transferua gjatë janarit nga Genclerbirligi tek skuadra nga liga e dytë turke, Caykur Rizespor.

Ai shënoi dy gola në fitoren në udhëtim te Istanbulsport me rezultat 2:3. Muriqi golin e parë e gjeti pas vetëm 20 sekondave lojë, ndërsa goli dytë erdhi në minutën e 61-të duke e quar epërsinë në 0:2.

Muriqi me këto dy gola arrin në shifrën e gjashtë golave të shënuara që nga transferimi i tij në janar.