Kosova
Futbollistet e Kosovës fitojnë ndaj Uellsit
Futbollistet e Përfaqësueses së Kosovës e kanë fituar edhe ndeshjen e tretë në kuadër të turneut “Il Calcio E’Rosa” që po mbahet në Itali. Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se të enjten futbollistet e reja kanë fituar ndaj Uellsit me rezultatin 5:0.
Kosova më herët këtë javë fitoi ndaj Bolzanos 3:0 dhe ndaj Lazios C me rezultat 8:0. Kosova në këtë turne ndërkombëtar po paraqitet me futbolliste të grupmoshës U-16, U-19 dhe U-23.
Verona Berisha, Laureta Temaj, Loreta Lulaj, Njomëza Osmani dhe Fortesa Berisha kanë shënuar golat në fitoren e së enjtes.
Në finale, të premten paradite, Kosova luan me Moldavinë, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut