Futboll

Futbollistët e Prishtinës, telashe me viza për në Gjibraltar

Klubi futbollistik Prishtina po ka vështirësi luajë ndeshjen e kthimit me skuadrën St Joseph’s, për shkak se nuk po mund sigurojë viza për Gjibraltar. 

Klubi kosovar, siç shkruanthescottishsun”, pret skuadrën kundërshtare këtë mbrëmje, ndërsa fituesi i kësaj ndeshjeje do përballet me Rangersin e Steven Gerrardit rundin e parë muajin e ardhshëm. 

Por edhe pse janë favoritët për t’u kualifikuar, Prishtina po e ka vështirë tejkalojë shiritin e kuq për luajtur ndeshjen e kthimit. 

Presidenti i klubit, Remzi Ejupi, ka pranuar se është i brengosur me situatën. 

“Jam shumë i brengosur për problemet me viza për lojtarët dhe për stafin sesa jam për rezultatin kundër skuadrës St Joseph’s. Ne luajmë ndeshjen e kthimit Gjibraltar javën e ardhshme, por ende s’ka asnjë shenjë se do pajisemi me viza. Kemi shkuar Ambasadën e Britanisë Madhe, por na kanë thënë se duhet aplikojmë përmes Gjibraltarit, por ende s’kemi dëgjuar gjë nga ta”, tha Ejupi, transmeton Koha.net. 

Jemi brengosur dhe s’është e drejtë për një klub si yni brengoset për viza gjatë një gare rëndësishme evropiane. fushë, besoj se do kualifikohemi me lehtësi për lojën e radhës me Rangers”, përcjell albinfo.ch. 

“Por, problemet janë jashtë fushës”, tha ai.