Futboll
Futbollistët dhe trajnerët më të paguar në botë
Lionel Messi përfiton 130 milionë euro në vit, derisa Cristiano Ronaldo 113
Revista “France Football”, ka bërë llogaritjet e pesë futbollistëve dhe trajnerëve më të paguar në futboll.
Në këtë klasifikim të veçantë, janë pesë lojtarët me përfitimet më të larta financiare, ku përfshihen pagat, bonuset, por edhe të ardhurat nga reklamat apo kontrata të ndryshme me kompaninë të mëdha, përcjell albinfo.ch.
Në vendin e parë qëndron Lionel Messi, i ndjekur nga Cristiano Ronaldo. Messi përfiton 130 milionë euro në vit, derisa Ronaldo 113.
I treti në listë është, braziliani Neymar, ndërsa e mbyllën 5-shen më të paguar Antoine Griezmann dhe Gareth Bale.
Futbollistët më të paguar:
- Lionel Messi (Barcelona): 130 milionë euro
- Cristiano Ronaldo (Juventus): 113 milionë euro
- Neymar (PSG): 91.5 milionë euro
- Antoine Griezmann (Atletico Madrid): 44 milionë euro
- Gareth Bale (Real Madrid): 40.2 milionë euro.
Ndërkohë, sa u përket trajnerëve, kryeson Diego Simeone i Atleticos së Madridit, ndërsa në vend të dytë dhe të tretë janë çuditërisht dy trajnerë të shkarkuar, Jose Mourinho dhe Tierry Henry, por që kanë përfituar shumë të majme nga prishja e kontratës, respektivisht me Manchester United dhe Monaco. E mbyllin 5-shen me të ardhura më të lartë Pep Guardiola dhe Ernesto Valverde.
Trajnerët më të paguar:
Simeone (Atletico Madrid): 41 milionë euro
Mourinho (ish-trajner i Manchester United): 31 milionë euro
Henry (ish-trajner i Monacos): 25.5 milionë euro
Guardiola (Manchester City): 24 milionë euro
Valverde (Barcelona): 23 milionë euro
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind Çmimi mesatar i primeve të sigurimit shëndetësor është 378,70 franga në muaj. Për të rriturit, një...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel