Shqipëria
Fushatë sensibilizuese në Britaninë e Madhe për shqiptarët në rrugën e krimit
Përfshirja e pandalshme e shumë shqiptarëve, sidomos të rinjve të ardhur rishtas në Britani, në rrugën e krimit dhe tafikun e drogës, ka qenë shqetësimi pas një videoje, e cila është bërë virale në internet, që synon t’i sensibilizojë ata që të mos bie prè e krimit të organizuar.
Në produksion i “The Albanian”, , videoja e titulluar “Vetëm një shans” është realizuar me ndihmën e disa prej aktorëve më të suksesshëm shqiptarë në industrinë britanike të filmit.
Përfaqësues të spikatur të komunitetit, si akademikë, përfaqësues të njohur të shoqatave të komunitetit, pjesëtarë të medies, biznesmenë, profesorë universitetesh, juristë, të gjithë shqiptarë të Britanisë, apelojnë që këta shqiptarë, shpesh në kushte mbijetese, të shmangin rrugën e krimit dhe të orientohen drejt dhe të përqafojnë mundësitë e pafund që ofron shoqëria britanike për integrimin e tyre, shkruan tch, përcjenll albinfo.ch
Petrit Kuçana i “The Albanian” shpjegon arsyet pas këtij produksioni sensibilizues.
“Ne si media menduam që kjo video të sensibilizojë kryesisht mërgimtarët e rinj shqiptarë, që kanë ardhur në Britani dhe që janë shndërruar në kontigjent të krimit të organizuar, e sidomos të rinjtë e saporadhur, të cilët në kushtet e mbijetesës kanë humbur rrugën në oborr”, tha Petrit Kuçana.
Numri i shqiptarëve që gjenden nëpër burgjet britanike për vepra të ndryshme penale ka ardhur në rritje në vitet e fundit. Mendohet që shifrat e reja, që pritet të publikohen, ta çojnë numrin në mbi 1.000 të dënuar shqiptarë në burgjet angleze, ku shumica janë përfshirë në tregtinë e drogës, e veçanërisht kokainës dhe kultivimit të kanabisit.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën