Shkurt.ch

Fushatë për mbrojtjen e fëmijëve në internet

Fushata ka titullin “Netla” dhe ka për qëllim të sensibilizojë fëmijët dhe të rinjtë rreth asaj se sa me rëndësi është për ta mbrojtja e personalitetit dhe sferës private.

Një fushatë e re, e iniciuar nga organizata federale për mbrojtjen e të dhënave, synon të mësojë fëmijët dhe të rinjtë që të mbrojnë më mirë të dhënat e tyre në internet. Moshat të cilave u drejtohet kjo fushatë janë nga 5 deri në 14 vjeç, shkruan drs.ch.

Fushata ka titullin “Netla” dhe ka për qëllim të sensibilizojë fëmijët dhe të rinjtë rreth asaj se sa me rëndësi është për ta mbrojtja e personalitetit dhe sferës private.

Siç konfirmon përfaqësuesi i organizatës për mbrojtjen e të dhënave, Hanspeter Thür, fëmijët dhe të rinjtë janë mjaft shpesh të vetmuar në internet dhe për këtë arsye është me rëndësi vendimtare të dijnë se në çfarë situatash mund të vijnë gjatë surfimit.

Në publikimet e përgatitura për fushatën bën pjesë një rrëfim me fotografi, i dedikuar për fëmijët dhe një strup, për të rinjtë. Po kështu, në faqen e internetit netla.ch ofrohen lojëra online si dhe këshilla për prindërit dhe mësimdhënësit.