Fotolajmi

Fundoset anija me emigrantë, 30 të vdekur

Një tjetër anije me emigrantë është fundosur në Mesdhe. Sipas mediave italiane, anija është përmbysur në kanalin e Sicilisë, 35 milje larg nga brigjet e Libisë.

Në anije raportohet se ishin rreth 100 persona.

Alarmi është ngritur nga përfaqësues të misionit të Bashkimit Europian, të cilët kanë nisur operacionet e kërkimit-shpëtimit në det.

Raportohet se deri më tani kanë humbur jetën 20-30 persona, ndërsa 50 të tjerë janë shpëtuar.

Më shumë se 3 mijë emigrantë janë shpëtuar të martën në brigjet e Libisë në 23 operacione të veçanta, njoftojnë Roja Bregdetare italiane.

Rojat bregdetare thonë se në dy ditët e fundit, dy anije të ndryshme në Mesdheun jugor u shpëtuan 5.600 migrantë.