Ekonomi

Fundi i 500 eurove në Evropë

Vetëm bankat qendrore gjermane dhe ato austriake do të lëshojnë deri më 26 prill, raporton Banka Qendrore Evropiane

Që nga e diela, ka filluar largimi gradual i kartëmonedhës 500 euro. Emocionet e përziera, sidomos në një vend, që i ‘dashuron’ paratë ‘cash’.

17 nga 19 bankat qendrore në vendet e eurozonës do të ndalojnë lëshimin e kartëmonedhave vjollce, përcjell albinfo.ch.

Vetëm bankat qendrore gjermane dhe ato austriake do të lëshojnë deri më 26 prill, raporton Banka Qendrore Evropiane.

Kjo vjen si pasojë e keqpërdorimeve, sidomos nga ana e kriminelëve. Por, edhe një numër i vendeve evropiane kanë ndier keqardhje për largimin e kësaj kartëmonedhe.

Por, kushdo që ka 500 euro nuk duhet të shqetësohet, pasi të gjitha kartëmonedhat ekzistuese mbeten të ligjshme. Ato kanë ende vlerën e tyre dhe mund të ndërrohen.

Kartëmonedha prej 500 euro përbënte vetëm 2.3 përqind të të gjitha kartëmonedhave euro në qarkullim muajin e kaluar.

Urdhri për largimin e 500 eurove ishte dhënë në vitin 2016. Kjo u bë për shkak të keqpërdorimeve. 1 milion euro nga 500 euro peshonin vetëm 2.2 kg dhe lehtë mund të transportoheshin nga hajdutët.