Bota
Fund i “muajit të mjaltit” të gjermanëve me refugjatët?
Bashkë me rënien e zellit për mikpritjen e refugjatëve po bie edhe reputacioni i kancelares Merkel
Pas një „Muaji të mjaltit“ me refugjatët, që në fakt nuk zgjati as një muaj të plotë, gjermanët i kthehen realitetit të ashpër. Pasiguria dhe pakënaqësia e popullit me fluksin e madh të refugjatëve po vjen duke u rritur dhe me këtë zhvillim të ri, po bie “me rënie të lirë” edhe reputacioni i kancelares Merkel.
Sondazhi më i ri “Deutschlandtrend” i televizionit ARD tregon se më shumë se gjysmës së të anketuarve, gjegjësisht 51% të tyre ardhja e një numri kaq të madh të refugjatëve u shkakton frikë. Kjo përqindje është për 13% më e lartë se në fillim të shtatorit! Nga ana tjetër, 47% të të anketuarve nuk shprehin frikë nga fluksi i refugjatëve.
39% të pjesëmarrësve në këtë sondazh kanë frikë se refugjatët mund ta rrezikojnë mirëqenien në Gjermani ndërsa 59% nuk e kanë këtë frikë, shkruan focus.de.
Më tutje, 58% janë të bindur se në perspektivë, refugjatët do të jenë të nevojshëm në tregun e punës ndërsa 37% nuk mendojnë ashtu. 47% ende i konsiderojnë refugjatët si pasurim të jetës në Gjermani ndërsa 45% nuk e ndajnë këtë mendim me të parët, transmeton albinfo.ch. 35% të të anketuarve e mbrojnë qëndrimin se migracioni në përgjithësi është i favorshëm por 44% të tjerë te migracioni shohin vetëm të këqija. Në sondazhin e bërë në fillim të shtatorit ata që shihnin favore ishin 45% ndërsa të tjerët, vetëm 33%.
Masat e planifikuara nga Qeveria Federale lidhur me azilin gëzojnë mbështetje të madhe te shumica. Kështu, 80% e të anketuarve e konsiderojnë të arsyeshme që edhe Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi të klasifikohen si shtete të sigurta të prejardhjes, për të lehtësuar kështu kthimin e tyre prej nga kanë ardhur.
79% dëshirojnë që azilkërkuesit të kenë një qasje më të shpejtë e më të lehtë në tregun e punës. Po ashtu qëndrimin e qeverisë federale për kalimin nga mbështetja e azilkërkuesve me para në mbështetje me të mira materiale miratohet nga një shumicë e madhe, gjegjësisht nga 71% e gjermanëve të anketuar.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










