Lajme

Fullani: Ekonomia shqiptare, në rritje

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, tha të enjten se ekonomia shqiptare i rezistoi mjaft mirë krizës globale financiare. Fullani tha se ekonomia shqiptare pati një rritje prej 4.9 për qind në tremujorin e fundit. Guvernatori nënvizoi se ekonomia shqiptare pati rritje të kënaqshme gjatë vitit 2010 dhe shtoi se gjatë dy vjetëve të fundit u sigurua edhe stabiliteti makroekonomik.